Rita Ora mahnit me paraqitjen atraktive në bikini gjatë turneut në Amerikën e Veriut!

25/04/2025 07:25

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një postim të ri në InstaStory, ku shfaqet me një paraqitje tejet sensuale.

Në foton e publikuar, Rita shfaqet me bikini të zeza, duke theksuar linjat e saj të tonifikuara dhe trupin në formë perfekte – dëshmi e stilit të saj të guximshëm dhe përkushtimit të palëkundur ndaj palestrës.

Pavarësisht axhendës së ngjeshur dhe udhëtimeve të shpeshta, artistja 33-vjeçare arrin të ruajë një formë fizike për t’u admiruar, falë disiplinës dhe një jetese aktive.


Aktualisht, interpretuesja e hitit “Hot Right Now” është në një turne muzikor në Amerikën e Veriut, ku po performon si mysafire speciale në koncertet e Kylie Minogue, në kuadër të turneut “Tension”.

Postimi i saj është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për vetëbesimin dhe elegancën e saj – duke treguar edhe një herë se Rita Ora di si të rrëmbejë vëmendjen, si në skenë ashtu edhe jashtë saj./TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta