“Punova pa pagesë për një vit e gjysmë në Prokurori”, Plarent Ndreca në Ftesë në 5: Ishte përballja e parë me realitetin

25/04/2025 17:34

Deputeti socialist, Plarent Ndreca ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel këtë të premte.

Ndërsa rrëfeu disa detaje personale nga jeta e tij, Ndreca tregoi edhe një nga vështirësitë që hasi në hapat e tij të karrierës si jurist.

“Unë kam pasur një përplasje në fillimet e punës me realitetin, ti del nga shkolla dhe ke të tjera ideale dhe mendime mbi profesionin përplasesh me realitetin s’është ajo që ti mendon dhe ke lexuar në libra, përplasja çoi në një cenim të marrëdhënies sime të punës, më pas vijova pa pagesë punën në shtet për një vit e gjysmë, vetëm nga këmbëngulja, punoja, hetoja dhe nuk merrja pagesë për shkak të një konflikti, më pas u zgjidh nga gjykata dhe e zgjidha çështjen.

Unë isha jurist i ri, isha në hapat e mia të para, ishte goditje, përballja e parë me të keqen, realitetin si mund të vlerësohet puna jote e cila ishte me sakrifica, moment të vështirë të fillimeve të mia të karrierës, ky është moment vijues, fatkeqësisht politika në botë, por edhe në Shqipëri është ende më e vështirë, ti e gjen veten në pozicione të pakuptueshme”, u shpreh Ndreca.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta