
Mektrin, lider i tregut automobilistik në Shqipëri feston 20 vjetorin në pistën e suksesit. Një ëndërr që nisi dekada më parë, tashmë është bërë realitet edhe për tregun shqiptar. E
themeluar nga z. Edmond Shahini, Mektrin nisi me vizionin për të sjellë në Shqipëri eksperiencën dhe standardin perëndimor në automjete dhe shërbime.
Me më shumë se 7,000 automjete të shitura dhe 13 brande prestigjoze ku përfshihen; Land Rover (Defender, Range Rover, Discovery), Jaguar, KIA, Volvo (Auto dhe Truck) e së fundmi linjën multibrand me një flotë makinash luksoze ku shquhet Porsche, Ferrari dhe Rolls Royce. Mektrin është një prej emrave më të besuar në industrinë automobilistike.
Së fundmi Mektrin nepermjet Mektrin Marine sjell gjithashtu emra të njohur të industrisë së jahteve dhe barkave luksoze.
I pranishëm në ceremoninë speciale të 20 vjetorit të organizuar në ambientet e shoëroomit, ishte edhe ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe. I cili vlerësoi punën e bërë në këto dekada.
Më shumë se 7,000 klientë në Shqipëri dhe Kosovë. Mektrin, lideri i tregut automobilistik garanton vijimin e këtij suksesi në tregun shqiptar.
Top Channel