
Çmimet e apartamenteve në vitin 2024 u rritën me 44.5%.
Për banim, zyra apo edhe çmimet në tregun e pasurive të paluajtshme shënuan rritje të ndjeshme. Raporti i Stablitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë tregon se vlera e pronave në Tiranë ishte më e lartë, ndërsa këto çmimet ndikuan drejtpërsëdrejti edhe tek qiratë.
Si rreziqe për ekonominë shqiptarë Banka e Shqipërisë vijon të ngrejë si shqetësim tarifat tregtare të cilat priten të japin efekte indirekte edhe në vendin tonë.
Për të mbrojtur stabilitetin financiar të vendit Banka e Shqipërisë njofton se ka kërkuar nga bankat e nivelit të dytë një shtesë kundërciklike kapitali prej 0.5%, për të frenuar mbërritjen e kreditimit në sektorët më të ekspozuar ndaj rreziqeve.
Top Channel