Trump shkakton debat me deklaratën e tij: Mosmarrja e Ukrainës nga Rusia është një lëshim!

24/04/2025 21:18

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se Rusia ka bërë një lëshim, duke u ofruar të mos “marrë të gjithë vendin”, referuar bisedimeve për armëpushim më Ukrainën.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetari se çfarë po ofronte Rusia në bisedimet e paqes, Trump u përgjigj: “Ndalimi i luftës”.

“Ndalimi i luftës, ndalimi i marrjes së të gjithë vendit, një koncesion mjaft i madh”, u përgjigj Trump.

Presidenti rus Vladimir Putin u denoncua gjerësisht nga vendet e tjera për pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka tërhequr ashpër edhe njohjen formale të kontrollit rus mbi rajonin e Krimesë.

Gjatë javës, Trump deklaroi se Zelensky po i shtynte negociatat. Pot pasi shprehu pakënaqësinë për sulmet vdekjeprurëse ruse gjatë natës në Kiev, Trump tha sot se ai ende beson se Putini është serioz për një marrëveshje paqeje.

Senatori republikan Bill Cassidy nuk u pajtua ashpër me këtë karakterizim, duke thënë në një postim në X se: “Putini nuk dëshiron paqe. Ai ka ngecur çdo negociatë dhe vazhdon të bombardojë civilët.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta