Një pjesë e një ure u shemb të mërkurën në mëngjes në distriktin Sunyani, në verilindje të Pekinit, sipas autoriteteve lokale dhe imazheve të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale.

Një pjesë e një ure u shemb të mërkurën në mëngjes në distriktin Sunyani, në verilindje të Pekinit, sipas autoriteteve lokale dhe imazheve të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale.

Komisioni Komunal i Transportit i Pekinit njoftoi përmes Weibo-s se deri tani nuk janë raportuar viktima. Shembja ndodhi pas një zjarri që ra në orët e mëngjesit, duke shkaktuar dëme të rënda në pjesë të urës. Qarkullimi është ndërprerë plotësisht në të dy drejtimet, ndërsa më pas zjarri u vu nën kontroll.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë shkallën e shkatërrimit, me re tymi gri që ngrihen nga ura.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta