Një minutë heshtje për papën/ Politika shqiptare nderon atin e shenjtë, mesazhet e Begajt, Spiropalit, Rames dhe Berishës

21/04/2025 15:35

Politikanët shqiptar nga presidenti i republikës, Bajram Begaj deri tek kreu i PD, Sali Berisha ndanë mesazhet ngushëlluese pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Presidenti republikës, Bajram Begaj iu bashkua ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut për të cilin tha se sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje.

Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit thotë kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut. Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobëtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e tij.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut, kryeministrin Edi Rama e mësoi tek kishte nisur një takim me gratë në Kavajës nga ku u mbajt 1 minutë heshtje.

Kryeministri ndau më pas detaje nga takimi i fundit në Vatikan me atin e shenjtë.

“Në takimin e dytë e pyes i them: At i Shenjtë më duket se shumë armiq ke bërë, duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë”. Dhe se harroj kurrë, më tha: Kryeministër, nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam kohën me njerëzit, kur do t’i them dhe kujt do ia them, krimbave kur të shkoj në varr”?, tha kryeministri Rama.

Atin e shenjtë e nderoi edhe kryetari i PD-s Sali Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta