
Në valët e Top Albania Radio-s ndihen emocionet e finales së madhe së “Big Brother Radio”, ku përballë Elona Duros dhe Jonida Aliçkollit u gjend Efi Dhedhes, ish-finalistja e edicionit të dytë të “Big Brother”.
Tre bukurosheve në studio iu bashkua dhe stilosti i njohur, Niko Komani, i cili sigurisht që do të komentonte veshjet dhe stilin e banorëve të këtij edicioni të katërt, duke zbuluar dy më të preferuarat e tij.
Më ka pëlqyer me shumë gjinia femërore, shpesh herë kanë qenë me kostume, vitet e kaluara kanë qenë më shumë tek xixat
Stilisti vijoi të shfletonte më shumë rreth imazhit të banorëve si dhe zbuloi emrat e banoreve që ai mendon se janë veshur më mirë se të tjerat, duke veçuar Rozana Radin.
Mendoj që i ka dhënë një imazh shumë të fuqishëm, një ‘boss-lady’… Për vajzat, dyshja ime e preferuar ka qenë Rozana- Gerta dhe Danja. Ka raste që është veshur dhe Egli shumë bukur… Vëthët e Rozanës kanë qenë ‘meme-t’ e mia të preferuara…
Përpos të tjerave, Niko ka zbuluar ngjyrat më trend të sezonin pranverë-verë.
Janë pastel goxha, por dhe ngjyrat elektrike, jeshile metalixato, gold, silver… gjatë verës do të kemi shumë materialin kadife që ka nxjerrë dhe “Miu Miu”
Kur bëhet fjalë për aksesorët, Komani zbuloi se idealja do të jetë kombinimi i gold-silver apo perlë-flori./ TAR
Top Channel