Vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore, të thata me origjinë veriore.

Moti vijon i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Mjegull e dendur/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, sidomos në zonat luginore. Era fryn në drejtim veriperëndim-jugperëndim e me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet, hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Top Channel