Për më shumë se 5 orë transmetim, shqiptarët qëndruan nën ethet e një show fenomenal.

Mbrëmja e 19 prillit shënoi kulmin e një prej spektakleve më të ndjekura në historinë e televizionit ‘finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4’. 120 ditët e izolimit, sfidave dhe emocioneve intensive, u përmbyllën me momentin e shumëpritur: shpalljen e fituesit.

Në garën e fortë mes katër finalistëve, Eglit, Laertit, Rozanës dhe Gjestit, votat e publikut zgjodhën këngëtarin kosovar triumfues të edicionit të katërt Big  Brother Vip Albania, në një natë që do të mbetet në kujtesë gjatë.

Në podin final me skenografinë rrëzëllitëse, u rendit e dyta Rozana Radi e cila duartrokiti vendimin e publikut dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen.

Ky reality show që ka dominuar audiencën televizive dhe rrjetet sociale për muaj të tërë, përfundoi udhëtimin që bashkoi shqiptarët kudo ndodhen, në një mbrëmje madhështore të transmetuar drejtpërdrejt në ekranin e Top Channel si dhe në kanalin e Youtube duke thyer rekord pas rekordi, 400 mijë shikues në kohë reale vetëm në një platformë digjitale.

Miliona të tjerë e ndoqën nga ekrani, në aplikacionin e DigitAlb, duke e bërë këtë mbrëmje një festë të përbashkët.

Jo një por dy studio të transformuara në skenat e denja për finalen e madhe, për një edicion spektakolar, ku dritat, performancat muzikore, të ftuarit specialë dhe atmosfera festive mbizotëruan gjithë kohës.

Ledion Liço, moderatori autentik i formatit, udhëhoqi superfinalen me mjeshtërinë e origjinalitetin e tij duke treguar rrugëtimin e plotë të banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe iu dhuroi përjetime emocionuese për herë të fundit me surpriza të rralla.

Bashkë me të punoi një skuadër gjigande dhe e përkushtuar, që me pasion dhe vizion arritën të sjellin në ekran një produksion të jashtëzakonshëm, nga dita e parë deri tek ceremonia e finales së BBVIP4, e kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha televizive të vitit.

Ky sezon u konsiderua më dinamiku dhe më i ndjekuri deri tani. Spektakli rrëzoi barriera, ndezi debate dhe krijoi një lidhje të fortë midis ekranit dhe realitetit të përditshëm të shqiptarëve.

Me mbylljen e këtij kapitulli, “Big Brother VIP Albania 4” përforcoi edhe një herë rolin e tij si fenomen mediatik, kulturor dhe social. Në pritje të edicionit të radhës, me bindjen e mungesës që do ndiejë publiku i cili jetoi me banorët vip 24/24.

Ah po aq do na mungojnë dhe shprehjet e famshme të Ledion Liços në fund të spektaklit.

Top Channel