Rihanna ‘çmend’ rrjetin, fotosensioni me vello dhe bikini rindez thashethemet për martesë nga artistja

19/04/2025 07:55

Rihanna ka ndezur sërish spekulime për një martesë të mundshme me partnerin e saj prej pesë vitesh, ASAP Rocky.

Këngëtarja dhe sipërmarrësja 37-vjeçare është shfaqur së fundmi në një set të ri fotografik për linjën e saj të të brendshmeve, “Savage x Fenty”, me një temë të frymëzuar nga dasmat.

Në fotografitë e postuara në Instagram, Rihanna shfaqet me të brendshme rozë, një vello delikate dhe një unazë të ndritshme në gishtin e fejesës – një detaj që ka nxitur thashetheme të shumta për një martesë të afërt.

Seti fotografik promovon koleksionin e ri të markës, “At First Sight”, dhe përfshin detaje si një tortë dasme, duke shtuar dyshimet për një hap të rëndësishëm në jetën personale të këngëtares.

Megjithëse disa fansa kanë hamendësuar edhe për një shtatzëni të mundshme, deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga vetë Rihanna apo përfaqësuesit e saj.

Çifti ka dy fëmijë së bashku – djemtë RZA dhe Riot – dhe janë shfaqur shpesh në publik si një familje e lumtur. Pak kohë më parë, ASAP Rocky u shpall i pafajshëm për një çështje ligjore, ndërsa Rihanna u pa duke shpërthyer në lot gëzimi në sallën e gjyqit.

Rocky ka shprehur hapur dashurinë e tij për këngëtaren, ndërsa pritet që çifti të shfaqet së bashku në Met Gala këtë maj, ku reperi do të jetë një nga bashkë-drejtuesit e eventit me temën “Superfine: Tailoring Black Style”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta