Siguria rrugore, kryeministri inspekton qendrën e monitorimit të trafikut në Tiranë

18/04/2025 16:00

Siguria rrugore vijon të jetë një sfidë permanente për policinë e shtetit dhe përdoruesit e rrugës.

Aksidentet në vendin tonë janë të përditshme dhe për parandalimin e tyre qeveria synon rritjen e sigurisë rrugore përmes Qendrës  Kombëtare e Monitorimit të Trafikut në Kamëz e cila u vizitua nga kryeministri Edi Rama.

“Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit, edhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet. Në nivelin e sigurisë rrugore, në nivelin e urgjencës mjekësore, në nivelin e emergjencave civile dhe është një detyrim i madh që do ta shoqërojmë me një reformë, ku të gjitha urgjencat dhe të gjitha thirrjet dhe të gjithë këto drejtime të janë të unifikuara. Kjo është ajo që na duhet, ndërkohë që gjithë kjo qendër moderne e monitorimit do të mbështetet nga sistemi i qyteteve të zgjuar ose Smart City“, tha Rama.

Qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 km e para, të cilat mbulojnë autostradat kryesore Tiranë-Durrës, Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier, Fier-Vlorë.

Top Channel