Ftesë në 5/ Dy gazetaret e Top Channel vlerësohen me çmimin “Fatos Baxhaku”! Anila Hoxha dhe Esmeralda Keta zbulojnë miqësinë e panjohur më parë

18/04/2025 17:32

Në një intervistë lidhur me çmimet e marra, gazetarja e informacionit, Anila Hoxha dhe gazetarja e ‘Inside Story’, Esmeralda Keta, kanë ndarë në studion e ‘Ftesë në 5’ përgjegjësitë dhe emocionet e një vlerësimi të tillë, si ai i çmimit ‘Fatos Baxhaku’.

Duke vënë theksin te faktet, Anila Hoxha u vlerësua me vendin e parë me investigimin për kartelin rus, Khimprom që kryente aktivitet në vendin tonë, ndërsa Esmeralda Keta u vlerësua me vendin e tretë me investigimin dhe shkrimin ‘100 Fshatrat mes mungesës së transparencës dhe dështimit’.

“Fuqia e fakteve është e shenjtë”, theksoi Anila në një moment të intervistës duke shtuar se publiku sot është i rrezikuar nga epidemia e klikimeve.

Në studio, dy gazetaret zbuluan edhe miqësinë shumë vjecare të tyre, që prej kohës së fakultetit. Esmeralda tregoi se ajo dhe Anila njihen prej 2 dekadash dhe se miqësia e tyre është e vulosur familjarisht.

Të vendosura në sfidë nga Bieta, Esmeralda tregoi se “vesi” i Anilës është që punon edhe kur ulet për një kafe pasdite. Sakaq Anila zbuloi se miqësia e tyre i ka kaluar të gjitha provat dhe se sot janë të lumtura për rrugëtimin gazetaresk që bashkëndajnë.

Top Channel