
Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit ka zhvilluar një model të ri të quajtur “Probabiliteti i Zjarrit”, që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar zjarret në mbarë botën.
Ndryshe nga modelet tradicionale që bazohen vetëm në të dhënat e motit, ky sistem i inteligjencës artificiale përfshin informacione mbi thatësirën, burimin e zjarrit, ku jetojnë njerëzit si dhe aksesin e tyre në rrugë.
Ky model përdor të dhëna satelitore për të gjurmuar dhe parashikuar përhapjen e zjarrit në kohë reale.
Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit, mund të shkojë më tej sesa të parashikojë vetëm rrezikun e zjarrit, por edhe të tregojë mundësinë e ndezjes së një vatre në një vend të caktuar.
Sipas mediave të huaja modeli ka treguar saktësi të lartë, si në rastin e zjarreve të fundit në Los Anxhelos, ku humbën jetën mijëra persona.
Ekspertët duke studiuar me kujdes sjelljen e zjarreve të së kaluarës ishin në gjendje të gjurmonin se si filloi, u përhap dhe me pas u frenua.
Qëllimi i projektit është ta bëjë këtë teknologji të aksesueshme dhe me kosto të ulët për agjencitë e emergjencës në mbarë botën.
Ekspertët besojnë se kjo mund të ndihmojë në parandalimin e katastrofave natyrore dhe në shpëtimin e jetëve.
Top Channel