
Hapja e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste, është kritikuar nga analisti Arjan Curri.
I ftuar në ‘Top Story’, ai u “përplas” me ministrat Mazniku dhe Ibrahimaj, duke i thënë se në fushatë nuk ishte logoja e PS-së dhe se të gjithë ata “kërcenin nga belaja”.
Curri: E di të zgjuar një popull ti që i jep katër mandate të njëjtës parti?
Mazniku: Merkeli qëndroi katër mandate.
Curri: Merkeli kishte katër parti mbrapa. Mos u merr me Merkelin ti. Po s’jemi këtu për ahengje. Ju kishit zhdukur dhe partinë Socialiste. Flamuri i PS-së nuk ishte. Logo e PS-së nuk ishte. Ishte vetëm Edi (Rama). Gjuha e gjesteve tregon të vërtetën më shumë se fjalët. Shumica juaj po kërcenit nga belaja. Të gjithë ishit nën një urdhër hipnotizues. Kur ne themi që shqiptarët gënjehen, ata prapë gënjehen.
Top Channel