
20/04 20:01
Artisti i këngës popullore beratase, Dhimitër Dushi, është ndarë nga jeta.
Ka qenë kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo që bëri të ditur lajmin e ndarjes nga jeta.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Demo shprehet se Dushi do të mbahet mend si kultivues dhe trashëgues i vlerave qytetare përmes këngës popullore beratase.
“Berati u zgjua sot me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të artistit Dhimitër Dushi.
Përveç kontributit si mësues, Dhimitër Dushi do të mbahet mend edhe si kultivues dhe trashëgues i vlerave qytetare përmes këngës popullore beratase. Të prehet në paqe!”, shkruan Demo në Facebook.
Top Channel