Përplasen dy makina në Krujë, ndërron jetë shoferja 69-vjeçare
17/04/2025 10:01
Një 69-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Tapizë të Krujës.
Rreth orës 06:10 automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel