Pamje nga vendngjarja/ Katër të plagosur me armë zjarri në kryeqytet, 11-vjeçari në betejë për jetën

17/04/2025 22:49

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në Lundër, ku si pasojë e një atentati mbetën të plagosur katër persona.

Të plagosur kanë mbetur A.S, 34 vjeç, M.D., 17 vjeç, D.D., 11 vjeç K.M, 19 vjeç.

I mituri 11-vjeçar është në gjendje më të rëndë dhe po lufton për jetën në Spitalin e Traumës.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel