
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni takohet në Uashington me presidentin amerikan Donald Trump.
“Sfida që ne zgjedhim, ishim ndër të parët që e përmendëm dhe dje presidentja Von der Leyen e përsëriti, është mundësia e uljes së tarifave të tregtisë reciproke për produktet industriale në zero, me formulën, saktësisht “zero mbi zero”, tha kryeministrja italiane përpara takimit.
Meloni i bëri edhe një ftesë presidentit amerikan për të vizituar Italinë.
Ndërkohë Trump tha se Meloni i pëlqen “shumë”.
“Unë mendoj se ajo është një kryeministre e madhe. Unë mendoj se ajo po bën një punë fantastike,” thotë ai, duke shtuar se e njeh atë “që në fillimet e saj”.
“Ajo është një nga udhëheqëset e vërtetë të botës,” thotë ai.
Top Channel