“Je shumë e re në politikë Floriana”/ Zheji këshillon Garon: Ti qesh më shumë kur je afër doktorit

17/04/2025 10:01

Artur Zheji dhe Floriana Garo kanë diskutuar në “Top Story” për zgjedhjet e 11 majit.

Ata kanë komentuar rreth mënyrës që kanë zgjedhur partitë kryesore në zhvillimin e fushatës. Zheji ka komentuar edhe sjelljet e Floriana Garos, e cila qëndron krah Partisë Demokratike.

Floriana Garo: Unë do të thoja që kërcejnë nga belaja, se sa kërcejnë se e ndjëjnë. Kjo është e vetmja mënyrë për të marrë vëmendje. Nuk është serioze mbi të gjitha.

Artur Zheji: Je shumë e re prandaj

Floriana Garo: Nuk besoj që ka lidhje me të qenit e re, ka lidhje me besimin.

Artur Zheji: Je shumë e re në politikë. Ti më përpara në komunikimet publike ke qenë më serioze, kur je pranë afër doktorit qesh më shumë se herët e tjera. Të buron

Floriana Garo: Unë nuk kam ndryshuar, as nga politika dhe nga asgjë tjetër. Unë jam e tillë si natyrë. Nuk është se më detyron doktori të buzëqesh.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta