Historiku/ Atentati që tronditi Lezhën sonte! Djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

17/04/2025 21:40

Lezha është tronditur këtë mbrëmje pas një atentati mafioz ku viktimë mbeti Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, që më parë mbante emrin Sidorel Prendi.

Roan Brahimi u ekzekutua një vit më parë në Athinë, teksa ndodhej në prani të gruas dhe djalit të mitur.

Por kush ishte ai dhe cilat janë ngjarjet kriminale që përfshijnë emrin e tij?

Ai u vra majin e 2024 enjteje në Greqi. Ai shoqërohej nga një 37-vjeçare e quajtur Katerina Beqo, e cila u shpëtoi plumbave. Çifti u qëllua nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.

Emri i tij është i njohur për drejtësinë shqiptare. Hetimet për ekzekutimin u shtrinë në pistën e hakmarrjes, pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinaj dhe në atentatin ndaj Ylli Brahimit, (ose Ylli Brahja), ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.

Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën një vit më parë.

Po ashtu Roan Brahimi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës. Persona që u përfshinë në vrajën e Bejtjes dyshohet se ishin njerëzit e Brahimit. Për ngjarjen, u vunë në pranga Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu, si dhe u shpall në kërkim Flodian Plaku.

Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15 marsit.  Më herët ai i kishte shpëtuar disa atentateve po kurrë nuk bashkëpunoi me autoritetet për të treguar se kush e donte të vdekur. Më 4 Korrik 2023, po në të njëjtin vend dhe me të njëjtin mekanizëm, atij iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe iu plagosën 2 djemtë e tij.

Top Channel