
Ish-presidenti Barack Obama, Universiteti Yale, ai i Stanford dhe tani Kolumbia po i bashkohen Harvardit në mbrojtjen e lirisë akademike kundër asaj që ata e përshkruajnë si “ndërhyrje e qeverisë”.
Në një deklaratë të përbashkët, presidenti i Stanfordit Jonathan Levine dhe kancelarja Jenny Martinez theksuan se arsimi i lartë amerikan është një “burim i forcës kombëtare” i bazuar në krijimin e njohurive dhe inovacionin, falë investimeve publike, por jo nën kontrollin e shtetit.
“Gjykata e Lartë ka njohur prej kohësh liritë themelore të universiteteve, sipas Amendamentit të Parë dhe të jenë ata që vendosin se kush jep mësim, çfarë mësohet, si mësohet dhe kush ka të drejtë të marrë pjesë,” thuhet në deklaratë. “Institucionet universitare duhet t’i përgjigjen kritikave të vlefshme me përulësi dhe transparencë. Por zgjidhja nuk është shkatërrimi i kapaciteteve kombëtare për kërkimin shkencor dhe as marrja në dorëzim nga shteti i universiteteve private.”
Stanford shprehu mbështetje për Harvardin, por nuk sqaroi nëse ai do të mohonte në mënyrë eksplicite detyrimet e veta ndaj kërkesave të administratës Trump. Yale bën thirrje për rezistencë ligjore në të njëjtën kohë. Universiteti i Yale i bëri thirrje administratës së universitetit të “rezistojë dhe të kundërshtojë ligjërisht” çdo urdhër të paligjshëm të qeverisë që kërcënon lirinë akademike dhe autonominë administrative.
Edhe ish-presidenti amerikan Barack Obama deklaroi specifikisht: “Harvardi ka dhënë një shembull – duke hedhur poshtë një përpjekje të paligjshme dhe të ngathët për të heshtur lirinë akademike, duke forcuar në të njëjtën kohë të drejtën e të gjithë studentëve për të studiuar në një mjedis intelektual dhe duke respektuar dialogun e frytshëm. Shpresojmë që institucionet e tjera do ta ndjekin shembullin.”
Sipas New York Times, Universiteti Columbia – i cili fillimisht kishte rënë dakord të merrte në konsideratë kërkesat e qeverisë si kusht për kthimin e 400 milionë dollarëve në financim – tani është në bisedime me Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar këtë çështje dhe tani duket e gatshme të rishqyrtojë qëndrimin e saj.
Ushtruesi i detyrës së presidentit tha se bisedimet me qeverinë po vazhdojnë, por institucioni nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të cenonte pavarësinë e saj.
Top Channel