“Po kë tjetër mër jahu?!” Rama kërkon votën e të rinjve të Tiranës në 11 maj: Nëse PS do qeveriste nga 1992 deri më sot, tani do ishim në BE

16/04/2025 19:03

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama këtë pasdite ka ndaluar në një takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë.

“Pse duhet votuar PS? Po kë tjetër mër jahu! Kjo përgjigje ka shumë argumente pas, dhe një prej tyre është se nëse PS do ta kishte pasur këtë dety4rë të drejtonte vendin nga 1992 deri më sot, sot Shqipëria do ishte në BE”, kështu e nisi fjalën Rama para të rinjve duke kërkuar mbështetjen e tyre në 11 maj.

“Sa herë PS ka marrë drejtimin, vendi ka qenë më mirë se kur e ka marrë PS. Partia Socialiste është këtu për të ndërtuar, të tjerët janë për të shkatërruar.

Kërkoni në Google për vitet që PD ka qenë në qeverisje. Në 2011, PD 21 janar, 14 shtator 1998… futuni në Youtube për qejf dhe shikoni se nuk i dini të gjitha, që të kuptoni që nuk ka fare diskutim në zgjedhje”, tha ai më tej.

 

 

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta