Forcimi i lekut rrezikon investimet! FMN: Eurot për pronat dhe turizmi ndikojnë në kursin e këmbimit

16/04/2025 15:31

FMN është ndalur së fundmi me 2 raporte vlerësimi përsa i përket vendit tonë, kursit të këmbimit dhe ecurisë së sektorit bankar.

Një dobësim i euros por dhe forcimi i mëtejshëm i monedhës vendase sipas këtij Fondi mund të sjellë rreziqe të ndryshme përfshirë këtu edhe zhvendosjen apo largimin e investitorëve të huaj.

I goditur kryesisht nga bumi turistik por dhe prurjet e parave, zhvlerësimi i mëtejshëm i monedhës europiane është parë si shqetësim edhe nga institucionet ndërkombëtare vlerësuese. Në raportin për ndërhyrjet në Valutë FMN  rendit sektorët më të rrezikuar dhe pasojat që mund të sjellë.

“Në rrethana të caktuara ku mbiçmimi i lekut ka të ngjarë të shoqërohet nga goditje jothemelore, duke përfshirë rrezikun e zhvendosjeve të investitorëve të huaj, ndërhyrjet në treg mund të shërbejë si një mjet plotësues efektiv në zbutjen e inflacionit”, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun valutor në një madhësi prej 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nominal të vitit 2023. Por pavarësisht kësaj rreziku i kredive të pambrojtura nga kursi i këmbimit mbetet i lartë sipas FMN, kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Por FMN ndalet edhe në ecurinë e sektorit bankar, për të cilin identifikon edhe problematikat. Ekspozimi ndaj huamarrësve të medhenj, por dhe borxhit sovran mund të jenë një rrezik për sektorin sipas këtij Fondi.

Performanca makroekonomike, por dhe reformat gjithëpërfshirëse financiare kanë ndryshuar pozitivisht sektorin bankar në Shqipëri thuhet në raport. Por, edhe ky sektor duhet të tregohet i kujdesshëm sipas Fondit.

Bankat kanë shfaqur qëndrueshmëri ndaj goditjeve që vijnë nga kreditë e këqija por dhe normat e interesit sipas këtij raporti. Por fondi rekomandon që ky tregues të përmirësohet edhe më tej në vijim.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta