Tetë orë diskutimi nuk mjaftuan që ligjvënësit serbë të bindeshin për të votuar anëtarët e qeverisë së re.

Seanca u ndërpre, duke detyruar parlamentin të mblidhet sot sërish. 30 ministra janë propozuar në përbërjen e kabinetit, 10 nga të cilët janë emra të rinj.

I mandatuari për krijimin e ekzekutivit, Gjuro Macut, në fjalën e mbajtur para deputetëve, u shpreh se institucionet duhet të funksionojnë me kapacitet të plotë dhe se kjo është detyra themelore e Qeverisë së re.

“Serbia është e lodhur nga ndasitë dhe bllokadat. Askush nuk ka e as nuk guxon të ketë më shumë të drejta se tjetri, dhe kjo është e vetmja masë e vlerës”, tha Gjuro Macut, kandidat për kryeministër i Serbisë.

Macut i kushtoi vëmendje të veçantë në fjalën e tij protestave që kanë pllakosur vendin prej muajsh, dhe nevojave të studentëve.

“Prioriteti ynë kryesor është funksionimi i shkollave dhe fakulteteve. Detyra ime është që të gjitha pakënaqësitë t’i diskutojmë në të gjitha forumet e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj dhe ta mbështesim rininë tonë në përpjekjet e tyre, por gjithmonë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, dhe në një mënyrë që askush të mos ketë më shumë të drejta se të tjerët”, tha ai.

Macut paralajmëroi vazhdimin e ndihmës për serbët që jetojnë në Kosovë, si dhe ruajtjen e vazhdimësisë në orientimin e politikës së jashtme të Serbisë.

Ai ia dorëzoi në 14 prill i ka dorëzuar Kuvendit propozimin për përbërjen e Qeverisë së Serbisë, së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar. Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë është Shaip Kamberi.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta