Sali Berisha është ndalur këtë pasdite në Vlorë, ku ka prezantuar kandidatët e tij për 11 majin.

Kreu i PD ka kërkuar votën në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se Partia Demokratike është e vetmja që mund ta shpëtojë vendin nga e ‘keqja që i ka rënë’.

“Demokratë dhe demokrate të Vlorës, PD është partia që u përpoqën ta shuanin nga faqja e dheut sepse qëndroi shqiptare, qëndroi partia e idealeve.

Pak muaj më parë menduan se i lanë duart me ne, por ja ku jemi sot të ngritur si feniksi, të pamposhtur, të sigurt në fitore. Ne jemi burrat dhe gratë që besojmë se i bëjmë të pamundurat të mundura dhe se Shqipërinë do e shpëtojmë nga e keqja që i ka rënë”, tha Berisha ndër të tjera.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta