Shpërndante materiale pornografike me të mitur, vihet në pranga 29-vjeçari në Tiranë
Detaje të reja zbulohen nga vrasja makabre e shqiptares Ilaria Sula nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili rrëfeu në prokurori se si ia mori jetën 22-vjeçares.
Siç raportojnë mediat italiane, çdo gjë nisi kur Samson shkoi në shtëpinë ku Ilaria jetonte bashkë me shoqet e saj për t’i marrë laptopin e shqiptares, por këto të fundit nuk e lejuan që të hynte.
Pasi mori vesh çfarë kishte ndodhur, 22-vjeçarja shkoi që të sqarohej me Samson në shtëpinë e tij dhe qëndroi atje atë natë, teksa të nesërmen i komunikoi vendimin për t’i dhënë fund lidhjes.
Kjo gjë më pas solli dhe aktin makabër të 23-vjeçarit filipinas, i cili i mori jetën studentes shqiptare.
Nga ana e tij, Samson ka rrëfyer se ka humbur toruan nga mesazhet që Ilaria shkëmbente me një djalë tjetër dhe ka prentenduar se ajo ia ka treguar vetë.
Top Channel
Takim bilateral me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Spiropali: Bashkëpunim shumëplanësh në të gjitha format ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjikë