
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së hënës në Shkodër, ku një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër, vetëm 14 vjeç, është plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në zonën e njohur si “Stom Golem”.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 16-vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte, duke dalë nga rruga dhe u përplas me një mur. Si pasojë e goditjes së fortë, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në motomjet ndodhej edhe një 14-vjeçar, i cili u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së lejes së drejtimit dhe përvojës së kufizuar të të miturit në drejtimin e motomjetit.
Top Channel