Kritere të reja për fermerët! Subvencionet sipas skemës kombëtare, bujqit: Kemi vështirësi edhe për aplikimin

14/04/2025 20:05

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë.

Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë në 8 masa ku kemi dy risi pasi do të subvencionohen të gjithë blegtorët ku do të marrin mbështetjet për gjedhët dhe viçat, një gjë e tillë ndodh për herë të parë, risia tjetër është se të gjithë fermerët e serave që kanë vendosur të heqin dorë nga pesticidet dhe që përdorin kontrollin biologjik.

Aplikimet për Skemën Kombëtare do të zgjasin disa ditë duke filluar që nga 14 prill e deri më 30 maj. Fermerët mund të aplikojnë nëpërmjet një telefoni celular smart, por mund tu drejtohen edhe agropikave.

Enver Gaba, nga fshati Daias i Tiranës, ka një sipërfaqe toke prej 17 dynym të mbjell me kultura të ndryshme bujqësore, ai thotë që edhe kësaj here do të aplikojë për të qenë përfitues i naftës falas. 80 vjeçari thotë se e ka tepër të vështirë të aplikojë, për këtë arsye edhe kësaj here aplikim do t’ja bënë specialistët e agropikave.

“Unë kam mbjellë 250 rrënjë ulli, dhe kam vreshta arra e lajthi kjo është hera e katër që aplikoj për skemën e naftës“-shprehet fermeri Enver Gaba.

Por për tu shpallur fitues këtë vit janë vendosur rregulla të reja.

“Për të qenë fitues i Skemës Kombëtare 2025 duhet të jeni të pajisur me NIPT-in e fermerit, duhet të keni një numër llogarie aktive, dhe dokumentacioni i pronësisë i pajisur me hartën kadastrale gjithashtu në sistem duhet të ngarkohet një faturë tatimore shitje ose blerje, që keni shitur prodhimin ose që keni blerë fara, fidanë apo plehra kimikë. Hapi i fundit do të jetë nga specialistët në terren. efekt kur plotëson”-shprehet Gerantina Llanaj, specialiste AZHBRR.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta