Hapja e grupkapitullit të 2-të të negociatave, reagon presidenti Begaj: Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt BE

14/04/2025 20:22

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, shkroi Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, në rrjetet e tij sociale.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta