Dyshim për blerje vote për Partinë Demokratike! Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari në Lushnjë
14/04/2025 09:19
Një 38-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimin për blerje vote në qytetin e Lushnjës.
Marin Leka akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.
Dyshohet se 38-vjeçari i ka marrë një shtetasi kartën e identitetit dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, në këmbim të votës në favor të Partisë Demokratike.
Top Channel