Skema kombëtare e subvencionimit! Aplikimi nis më 14 prill për fermerët, ekspertët: Është e pamjaftueshme

13/04/2025 12:21

Nga data 14 pril -30 maj të gjithë fermerët që janë të pajisur me NIPT fermer mund të aplikojnë për të përfituar subvencionin nga Skema Kombëtare, buxheti për këtë vit kap vlerën e 4.4 miliard lekëve. 

Në 2025 për herë të parë fermerët do të mbështetën jo vetëm për lopët qumështorë, por edhe për viçat.

“Këtë vit kemi shtuar edhe mbështetjen për vicca e cila shkon 5000 lekë për krerë. Numri maksimal për krerë është 50 dhe mbi këtë numër fitohet 50% e krerës së aplikuar  për të gjithë fermerët që kanë më shumë se 50 krerë gjedhë”-u shpreh drejtorja e përgjithshme e AZHBR.

Por kjo risi, sipas ekspertëve nuk do të frenojë rënien e numrit të blegtorisë.

Një fermer që mbarështon 50 krerë lopë qumështore me 5 mln lekë të vjetra nuk paguan dot as faturën e dritave“-shprehet Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore.

Ministria e Bujqësisë për herë të parë do të japë para për të gjithë fermerët që në vend të kimikatëve përdorin insektet e dobishme.

“Për perimet në sera dhe luleshtrydhet në tunele  risia për këtë masë është pagesa shtesë për fermerët që përdorin kontrollin bioologjik të dëmtuesve në ambiente të mbyllura. Vlera e financimit në 1ha shkon 300 mijë lekë.”

Por përballë nevoja buxheti prej 4.4 miliard lekëve për Skemën Kombëtare është i pamjaftueshëm, fermerët shqiptarë subevncionohet më pak se kolegët e tyre në rajon.  

Buxheti në krahasim me rajonin është për të ardhur keq, është 40 mln euro i cili është më i ulti në rajon. Në Kosovë është rreth 86 mln euro, në Maqedoninë e Veriut është 120 mln euro për të mos shkuar në Serbi që është 250 mln euro“.

Turistë në Shqipëri vijnë vetëm për natyrë, por edhe për shijen autentike të ushqimeve, por që të rritet cilësia duhet të ndryshojnë edhe politikat mbështetëse.

Me zhvillimin e turizmin paralelisht kemi dhe zhvillim të agroturizmit  që do të thotë që kemi më shumë nevojë për produkte Made In Albania sepse turistët janë ata të cilët duan të provojnë produktet shqiptare, nga ana tjetër kemi varësi të madhe nga importi gjë që nuk shihet si element pozitiv sepse ndikon tek bilanci tregtar. Por nëse do të ndihmohej ky sektor me grante do të ulej varësia me 70% ndaj importit, e do të rritej eksporti”-shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Skema kombëtare duhet të nxisin zinxhirin e vlerës, sigurinë ushqimore duke  e bërë atë një produkt që  të konkurrojë prodhimin e importit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta