“Socialistët dinë të jenë kritikë, të rilindin dhe të ringjallen”, Spiropali në çeljen e fushatës: Kjo garë nuk është si gjithë të tjerat

11/04/2025 18:02

Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës për PS, Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj në çeljen e fushatës zgjedhore.

Spiropali: Cili është sekreti i tyre thonë disa? Sot kemi hyrë në periudhën zgjedhore për fitoren e 10-të me PS, besoj disa përgjigje do i japim. Disa thonë sekreti është se e kanë njohur pushtetin shumë gjatë. Janë partia e vjetër që ka trashëguar strukturat e partisë së vjetër. Disa thonë është dëshira e tyre për pushtet. Është fakti që socialistët dinë të jenë kritikë, dinë të rilindin dhe të ringjallen dhe të kthehen në pushtet të rinovojnë skuadrën e tyre dhe të kenë alternativë.

Kundërshtarët e shohin ndryshe, thonë Edi Rama nuk mundet. Për herë të parë jam dakord me ta. Nuk e mundin dot Edi Ramën dhe nuk e mundin dot PS. E në çdo studio e ekran e kudo ku diskutohet publikisht, këto pyetje shtrohet dhe përgjigjet janë të ndryshme. Duke vizituar sallat e Shqipërisë dhe gratë na mbështesin dhe me entuziazmin që mbështesin PS dhe Edi Ramën.

Sekreti është publik mbështetja nga gratë dhe vajzat e Republikës së Shqipërisë të cilat më mirë se gjithë të tjerët e dinë që është PS që i ka dhënë hapësirë të madhe në çdo nivel. Është kjo hapësirë që jo vetëm e zëmë me numra, por e kemi rritur, e kemi bërë më dinamik, duke i dhënë jo vetëm fytyrën tonë por edhe aftësitë tona. Gratë në parlament janë më të besueshme flasin për çështje komunitare. Është kjo forcë politike dhe ky lider që i ka dhënë hapësirë të madhe grave.

Sot, misioni ynë për 11 majin, kjo garë nuk është si gjithë të tjerat, është garë për Shqipërinë evropiane, ku fëmijët tanë të ndihen të dinjitetshëm. Shqipëria disa vite nuk është ajo që ka emrin sot dhe nderin në arenën ndërkombëtare. Gratë votojnë Shqipërinë, votojnë të ardhmen e tyre. Edhe në këto zgjedhje do jenë çelësi i suksesit për ta çuar Shqipërinë në familjen evropiane.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta