Kryeministri Edi Rama në nisje të fushatës zgjedhore përmendi kontributin e madh të grave shqiptare në formimin e vendit.

Ai u shpreh se Parlamenti më parë ishte si odë otomane vetëm me burra, kurse tani jo vetëm drejtohet nga një grua, por pjesëmarrja e tyre është e madhe.

Rama: Ai flamur që keni qëndisur me shumë durim do ta mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit. Mëngjesin e 12 majit Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe e vajzave, por edhe ngjyra e PS.

PS dhe fuqia e gruas nuk janë të rastësishme, janë të ndërlidhura kaq shumë me njëra tjetrën, është një sinergji shumë domethënëse se ka nisur të krijohet që 20 vite më parë kur i sapozgjedhur në krye vizitoja organizata dhe nuk kishte asnjë grua dhe asnjë vajzë, ajo që e bënte black out, dëshpërues takimin ishte përgjigja e pyetjes sime pse nuk ka asnjë grua në organizatë, ‘po ku ka gra këtu tek ne’, dhe unë vijoja ‘po juve kush ju ka pjellë?’ Kur ata s’reagonin shtoja pyetjen tjetër ‘në shtëpi kush kujdeset për ju’, imagjinoje sikur ju të largoheshit një muaj nga Shqipëria do ishte mbushur me burra me mjekra me flokë të gjata, të palarë rrugëve. Parlamenti ishte si odë otomane.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta