
Dy gjykata të Stambollit urdhëruan sot lirimin e 107 studentëve të ndaluar për pjesëmarrje në mitingje pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Sipas një vendimi gjyqësor, arresti shtëpiak i 25 studentëve të tjerë u hoq gjithashtu nga një gjykatë e Stambollit.
Autoritetet turke, të përballura me një valë protestash të përmasave të paprecedentë që nga viti 2013, njoftuan më 27 mars se kishin arrestuar 1879 persona në qytete të ndryshme në të gjithë vendin. Që atëherë ata nuk kanë lëshuar asnjë njoftim tjetër përkatës.
Sipas partisë kryesore opozitare të Turqisë dhe avokatëve, më shumë se 300 studentë u mbajtën në paraburgim pas arrestimit të tyre.
Autoritetet kishin ndaluar përkohësisht demonstratat në Stamboll, Ankara dhe Izmir, tre qytetet më të mëdha të vendit, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, rivali politik i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Top Channel