Përmirësohen raportet SHBA-Rusi, ndodh shkëmbimi i dytë i të burgosurve midis Moskës dhe Uashingtonit pas ardhjes së Trump në pushtet

10/04/2025 16:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kryen shkëmbimin e dytë të të burgosurve që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo marrëveshje merret si një hap para raportit Moskë-Uashington.

Ruso-amerikanja Xenia Karelin, e dënuar me 12 vjet burg për “tradhti” në Rusi në vitin 2024, u shkëmbye në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, me gjermano-rusin Arthur Petrov. Ky i fundit ishte akuzuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për mbështetjen e përpjekjeve të luftës së Rusisë në Ukrainë duke eksportuar ilegalisht komponentë elektronikë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio në një postim në platformën X, shkruan “Amerikania Xenia Karolina është duke u kthyer me avion në Shtetet e Bashkuara. Ajo u mbajt padrejtësisht nga Rusia për më shumë se një vit dhe Presidenti Trump siguroi lirimin e saj”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta