Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim Spitalin Amerikan të biznesmenit Klodian Allajbeu

10/04/2025 16:00

Spitali Amerikan, në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, është vënë nën hetim paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës

Nën hetim është vënë edhe International Hospital SHA. Autoriteti i Konkurrencës ka marrë këtë vendim me argumentin se këto ndërmarrje janë konstatuar në pozita dominuese.

Po ashtu, Konkurrenca thekson se me disa shërbime të caktuara është konstatuar abuzim me pozitën dominuese, duke vendosur çmime të padrejta të blerjes apo shitjes.

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 09.04.2025, mori në shqyrtim raportin e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor.

Në kuadër të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës realizoi procedurën e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor. Gjatë procedurës së monitorimit, është konstatuar pozita dominuese e ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA (shoqëri e bashkuar me përthithje nga American Hospital SHA), në kuptim të nenit 8 të Ligjit nr. 9121/2003.

Gjithashtu, nga të dhëna paraprake, është konstatuar se në lidhje me disa shërbime të caktuara dhe ekskluzive këto ndërmarrje mund të jenë objekt vlerësimi sipas nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1173, datë 09.04.2025, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA në tregun e shërbimit spitalor. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta