Një dietologe tregon si të hani karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe fibrat për të kontrolluar sheqerin
Astronomët mund të kenë zbuluar një planet të ri, krejtësisht ndryshe nga çdo trup tjetër qiellor i njohur në Sistemin tonë Diellor.
Ky ekzoplanet, i quajtur Enaiposha (emri shkencor: GJ 1214 b), u konsiderua fillimisht si një planet i vogël dhe i pasur me gaz. Megjithatë, vëzhgimet më të fundit kanë treguar se ai ka ngjashmëri të habitshme me Venusin, sidomos për sa i përket atmosferës së dendur, e përbërë nga elementë si hidrogjeni, heliumi, uji, metani dhe dioksidi i karbonit.
Pikërisht për këto ngjashmëri, studiuesit po sugjerojnë ta quajnë “Supervenus”. Hulumtimi i udhëhequr nga Everett Schlawin nga Universiteti i Arizonës dhe Kazumasa Ohno nga Observatori Kombëtar Astronomik i Japonisë (NAOJ), ka identifikuar gjurmë të dioksidit të karbonit – edhe pse në sasi të vogla, çka kërkon analiza të mëtejshme të thelluara.
Pavarësisht këtij zbulimi interesant, shkencëtarët janë të një mendjeje se Enaiposha nuk mund të jetë i banueshëm, për shkak të kushteve të tij ekstreme klimaterike.
Top Channel