
Dy persona, që akuzohen për trafikim të veprave të artit, janë deklaruar fajtorë nga Gjykata e Fierit.
Shtetasit me iniciale Sh.K. dhe P.P. akuzohen për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’. Ata kanë tregtuar objekte të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale.
Ndërkohë, janë sekuestruar:
Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale;
Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine;
Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës;
Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.
Top Channel