Marrëdhënia Rusi-SHBA/ Diplomatët rusë do takohen me ata amerikanë në Stamboll të enjten, në fokus normalizimi i punës së ambasadave

08/04/2025 18:35

Një delegacion i Ministrisë së Jashtme ruse do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara të enjten në Stamboll, sipas Kremlinit.

Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në SHBA Alexander Darchiev dhe zëvendësndihmës sekretarja e shtetit për Rusinë dhe Evropën Qendrore, Sonata Coulter, njoftoi media shtetërore TASS, duke cituar ministrinë e jashtme.

Sipas TASS, bisedimet “do t’i kushtohen normalizimit të punës së ambasadave”.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha më herët se takimi pason raundin e diskutimeve midis Moskës dhe Uashingtonit në Stamboll më 27 shkurt, i cili u fokusua në punën për të ulur tensionet dhe rivendosjen e kontakteve dypalëshe.

Departamenti Amerikan i Shtetit i quajti bisedimet e mëparshme në Stamboll “konstruktive”.

Zëdhënësi i Kremlinit tha në një konferencë për shtyp sot se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë negociatat përmes ministrisë së saj të jashtme, duke shtuar se përditësime të mëtejshme do të sigurohen nga ministria.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta