VIDEO/ Fletët e votimit të diasporës dhe ambienti i numërimit të tyre në Parkun Olimpik, ja datat kur shpërndahen në Europë dhe kontinentet e tjera
07/04/2025 19:20
Komisioni zgjedhor i Zgjedhjeve ka bërë me dije se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill.
Sipas njoftimit zyrtar, në kontinentet e tjera do të mbërrijë nga data 15 deri më 25 prill
Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Kujtojmë se ky proces nuk ka asnjë kosto për votuesit pasi posta paguhet nga KQZ.
Nga ana tjetër fletët e votimit të diasporës kanë mbërritur në ambientin ku edhe do të numërohen, në Parkun Olimpik në Tiranë, “Feti Borova”.
Top Channel