
Meta sapo ka prezantuar versionin më të fundit me Al Llama, të quajtur Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick. Meta tha se Llama është një sistem multimodal i AI. Sistemet multimodale janë të afta të përpunojnë dhe të integrojnë lloje të ndryshme të dhënash, duke përfshirë tekstin, videon, imazhet dhe audion, dhe mund të konvertojnë përmbajtje në këto formate.
Meta tha në një deklaratë se Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick janë modelet më të avancuara deri më tani dhe më të mirat në klasën e tyre për multimodalitetin. Meta shtoi se Llama 4 Maverick dhe Llama 4 Scout do të jenë softuer me kod të hapur. Bëhet e ditur se kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë investuar në mënyrë agresive në infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale (AI) pas suksesit të ChatGPT të OpenAI, i cili ndryshoi peizazhin e teknologjisë dhe nxiti investime. Meta planifikon të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj të Al.
Një grup shkrimtarësh amerikanë ka paditur kompaninë Meta për shkelje të ligjit të të drejtave të autorit. Padia është ngritur për përdorimin e asaj që quhet “biblioteka e hijeve”, LibGen, për zhvillimin e softuerit për inteligjencën artificiale “Llama 3”. Gazeta “Atlantik” publikoi javën e kaluar një mjet kërkimi për bazën e të dhënave LibGen, pasi dokumentet gjyqësore të dorëzuara më herët gjatë këtij viti për rastin e komikes amerikane Sarah Silverman dhe autorëve të tjerë kundër Metës ishin bërë publike./TAR
Top Channel