Kryeministri japonez telefonatë me Trump: I kërkova të rimendojë tarifat! Do të dërgojmë delegacionin për negociata në SHBA

07/04/2025 16:31

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ku i ka kërkuar të ‘rimendojë tarifat’.

Sipas tij ata ranë dakord që të vazhdojnë bisedimet për tarifat e vendosura nga Uashingtoni javën e kaluar. Kryeministri tha se ai i kërkoi Trumpit të rishqyrtonte vendimin, duke e quajtur politikën e tij tarifore “jashtëzakonisht zhgënjyese”. “I thashë presidentit se Japonia ka qenë investitori më i madh në SHBA për pesë vjet rresht dhe politika tarifore do të dëmtojë potencialin investues të kompanive japoneze,” u tha Ishiba gazetarëve.

Më tej ai vazhdoi duke thënë “ Trump prezantoi një vizion të ndershëm të gjendjes aktuale të SHBA-së në ekonominë globale. Në bazë të bisedimeve të sotme, të dy palët vendosën të emërojnë anëtarët e qeverive të tyre për të marrë përsipër vazhdimin e bisedimeve.

Trump konfirmoi se kishte folur me Ishibën dhe se Japonia do të dërgonte një delegacion për negociata. Ai gjithashtu vuri në dukje se “vendet nga e gjithë bota” duan të bisedojnë me qeverinë e tij për çështjen e tarifave.

Vendimi i Trump për të vendosur tarifa 25 për qind për makinat e importuara dhe 24 për qind tarifa hakmarrëse për produktet e tjera japoneze pritet të godasë rëndë ekonominë e bazuar në eksporte të Japonisë. Analistët vlerësojnë se rritja ekonomike e vendit do të tkurret me 0.8%.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta