Gjermania tërheq rezervat e arit nga SHBA? The Telegraph: Vlejnë miliarda euro, Trump i paparashikueshëm

06/04/2025 13:41

Gjermania po shqyrton mundësinë e tërheqjes së rezervave të saj arit nga SHBA, e si arsye për këtë lëvizje, citon politikën e paparashikueshme të presidentit amerikan Donald Trump.

Për dekada me radhë, shkruan The Telegraph, Gjermania ka mbajtur në kasafortat e Rezervës Federale të SHBA-së në New Yorkrreth 1200 ton ar apo gati 30% e rezervave të saj totale.

Vlera totale e rezervave gjermane sot llogaritet në rreth 113 miliardë euro. Berlini historikisht i ka mbajtur stoqet jasht kufijve, me qëllim që Gjermania të mund t`i kthente shpejt në dollarë në rast të një krize financiare.

Por zyrtarë të lartë të Unionit Demokristian, CDU, i cili pritet të jetë një lojtar kyç në formimin e qeverisë së ardhshme gjermane, po e vënë në dyshim gjithnjë e më shumë këtë strategji.

“Sigurisht që çështja është rihapur”, tha Marco Wanderwitz, ish-ministër dhe anëtar i CDU-së, i cili prej vitesh kërkon inspektime të rregullta ose kthimin e arit në Gjermani. Markus Ferber, një anëtar i CDU në Parlamentin Evropian, u pajtua me të: “Unë po bëj thirrje për kontrolle të rregullta mbi rezervat e arit të Gjermanisë. Zyrtarët e Bundesbank duhet personalisht të numërojnë shufrat e arit dhe të dokumentojnë rezultatet”, tha ai.

Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë. Pjesa më e madhe e këtij ari u grumbullua pas Luftës së Dytë Botërore përmes tepricave të eksportit nën sistemin e Bretton Woods. Gati 13% te rezervave të tjera të tij të arit, Berlini i mban në Londër.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta