Rriten çështjet në krahasim me vitin 2023/ Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme: 61167 dosje në shqyrtim! Ja vepra që zë vendin e parë

04/04/2025 12:46

Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela dorëzoi sot raportin për kriminalitetin në Kuvend, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Sipas raportit, gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje të çështjeve prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023.

Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,35 % në krahasim me vitin 2023; 22441 janë procedime penale të mbartura, me një rritje prej 6,59 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2023 dhe 179 janë procedime penale te rifilluara.

“Është vendosur mosfillimi për 13591 referime dhe kallëzime penale, që përbën një rritje prej 36,65 % në krahasim me vitin 2023”, theksohet në raport.

Sipas shifrave të mësipërme, vepra e krimeve kundër pronës dhe pasurisë zë hapësirën më të madh me 38,10 % për vitin 2024.

“Raporti që zë krimet kundër njerëzimit, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0 %;

Raporti që zë krimet kundër jetës të kryera me dashje, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 1,57 %;

Raporti që zë krimet kundër jetës të kryera me pakujdesi, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,03 %;

Raporti që zë krimet kundër shëndetit të kryera me dashje, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 3,51 %;

Raporti që zë krimet kundër shëndetit të kryera me pakujdesi, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,65 %;

Raporti që zë veprat penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatzënisë ose mosdhënia e ndihmës, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 1,27 %;

Raporti që zë krimet seksuale, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,65 %;

Raporti që zë veprat penale kundër lirisë së personit, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,49 %;

Raporti që zë veprat penale kundër dinjitetit dhe moralit, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,16 %;

Raporti që zë veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 7,07 %;

Raporti që zë veprat penale kundër lirisë së besimit, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,01 %;

Raporti që zë krimet kundër pronës dhe pasurisë, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 38,10 %;

Raporti që zë shkatërrimi i pronës, në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 4,24 %.

Raporti që zë veprat penale të kryera në shoqëritë tregtare në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,11 %;

Raporti që zë veprat penale në lidhje me veprimtarinë bankare dhe financiare në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,06 %;

Raporti që zë krimet në fushën e doganave në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 1,36 %;

Raporti që zë veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,80 %;

Raporti që zë falsifikimi i monedhave dhe letrave me vlerë në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,15 %;

Raporti që zë falsifikimi i dokumenteve në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 2,69 %;

Raporti që zë veprat penale në fushën e falimentimit në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0 %.

Raporti që zë zhvillimi i paligjruar i lojërave të fatit në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 1,20 %;

Raporti që zënë veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 5,61 %;

Raporti që zënë veprat penale kundër mjedisit në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 1,20 %;

Raporti që zënë krimet kundër pavarësisë dhe integritetit në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0 %;

Raporti që zënë krimet kundër rendit kushtetues në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0,01 %;

Raporti që zënë krimet që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 0 %;

Raporti që zënë krimet kundër administrimit shtetëror të kryera nga shtetasit në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 2,34 %;

Raporti që zënë krimet kundër administrimit shtetëror të kryera nga punonjësit shtetërorë në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 2,05 %;

Raporti që zënë krimet kundër rendit dhe sigurisë publike në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 31,40 %;

Raporti që zënë krimet kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 2,05 %;

Raporti që zënë krimet kundër autoritetit të shtetit dhe drejtësisë në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 8,20 %;

Raporti që zënë krimet kundër të drejtave të lirë në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2024, është 8,02 %”, sipas raportit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta