Përshkallëzohet sherri mes Kanye West dhe Kim Kardashian, reperi kërcënon se do zbulojë sekretet e ish-bashkëshortes dhe familjes së saj

04/04/2025 17:05

Kanye West duket se po luan çdo kartë të mundshme në grindjen e tij të vazhdueshme me ish-bashkëshorten Kim Kardashian, pasi situata e tyre tashmë e tensionuar e kujdestarisë së fëmijëve do të kthehet në një luftë të hapur.

Pasi u përplasën për këngën e vajzës se tyre 11-vjeçare North dhe Diddy, tensioni mes ish-çiftit është në një nivel të lartë, me një burim që zbuloi se personazhi i famshëm televiziv dhe familja e saj kanë frikë se West do të zbulojë sekretet e tyre më të errëta dhe do të shkatërrojë ‘perandorinë familjare’.

Sipas një raportimi të Radar Online, reperi ka një “dosje të pistë” për ish-bashkëshorten e tij, me qëllim që ta përdorë atë në gjykatë, nëse ajo përpiqet të kërkojë kujdestarinë e vetme të katër fëmijëve të tyre. “Ata kanë çdo arsye për të pasur frikë”, tha një burim. “Kanye është jashtë kontrollit dhe i armatosur me të gjitha sekretet që ka për ta”.

Reperi 47-vjeçar shpërtheu së fundmi në platformën X (ish Twitter), duke shkruar në mënyrë të ngatërruar dhe jokoherente për vështirësitë që has në komunikimin me fëmijët e tij. “Po, unë kam një problem me njerëzit që ngrinë llogarinë time, morën fëmijët e mi dhe u përpoqën të më futnin në burg”, shkroi West.

Në një postim tjetër ai shkruan: “Nuk dua thjesht t’i shoh fëmijët e mi. Dua t’i rrit. Duhet të them se në çfarë shkolle shkojnë. Kush janë miqtë e tyre, në çfarë shtëpie flenë, nëse vendosin buzëkuq dhe parfum. Të gjitha këto të drejta më janë mohuar nga banda e Kardashian, Hulu dhe Disney”.

Reperi fitues i çmimeve Grammy i ka krahasuar takimet me katër fëmijët e tij si “vizitat në burg”. Divorci i çiftit u finalizua në nëntor 2022 dhe përfshin një marrëveshje për kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Megjithatë, fëmijët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës me nënën e tyre.

“Kanye është i tërbuar me Kim-in, por ai është edhe më i zemëruar me familjen e saj dhe veçanërisht me nënën e saj, Kris Jenner ”, tha i njëjti burim. “Ai është i bindur se asgjë nga këto nuk do t’i kishte ndodhur nëse Kris dhe njerëzit e saj në të gjithë Hollivud nuk do ta “anulonin” dhe nuk do ta kishin kthyer kundër tij. Ai dëshiron të bëjë pikërisht të njëjtën gjë, domethënë të lëshojë të gjitha “armët” që ka në duart e tij”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Kardashian duket e gatshme të përgjigjet, duke synuar, sipas të njëjtit burim, t’i kërkojë gjykatës heqjen e kujdestarisë nga ish-bashkëshorti i saj. “Kim e di se Kanye mund dhe do t’i ndjekë kërcënimet e tij dhe ajo është e vendosur të përgjigjet në të njëjtën mënyrë,” pohoi burimi. “Ajo do të mbrojë me patjetër fëmijët sepse Kanye është krejtësisht i çmendur ”, shpjegoi ajo.

Top Channel