Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, ka të plagosur

04/04/2025 17:36

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Sipas burimeve të korrespondentes së Top Channel Brixhilda Deda, dyshohet se një mjet tip Volswagen ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal në anë të rrugës.

2 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Top Channel