
25/04 07:19
Jessica Simpson ka postuar në rrjetet sociale një sërë fotosh nga udhëtimi i saj i fundit. Edhe pse nuk e zbuloi vendndodhjen e saj, aktorja ndau disa foto nga arratisja e saj me mikeshat në internet.
Në llogarinë personale në Instagram, ajo ka postuar foto në plazh duke pozuar me bikini pranë më të dashurve të saj. Jessica Simpson shihet e veshur me rroba banje në ngjyrë të errët teksa është fotografuar e vetme dhe me miqtë e saj në plazh.
Në mbishkrimin që shoqëron postimin e saj, aktorja ka përmendur se po shijon një pushim nga detyrat e saj profesionale, së bashku me miqtë e saj të dashur. “Pushime pranverore me të dashurit e mi ”, ka shkruar ajo.
Top Channel