EMRI/ Në kërkim nga SPAK, arrestohet ish efektivi i RENEA-s, lidhja e tij me Ervis Martinajn dhe Durim Bamin

04/04/2025 09:31

Është arrestuar mbrëmjen e djeshme ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste në kudër të operacionit “Revanshi”.

Ish-efektivi do të përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Morina vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke ofruar të zgjidhte problemet e Bamit me policinë, duke marr pas pagesa e ryshfet edhe për oficerët e tjerë të policisë.

Lidhja e Altin Morinës me krimin e organizuar dhe Ervis Martinajn

Altin Morina dyshohej si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.

Shefi RENEAS dyshohet se kishte lidhje dhe me Kreshnik Halilajn që u arrestua në korrik të vitit 2021 për arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke.

Po ashtu, ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Tetë ditë para arrestimit, ai ishte parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Top Channel