Paralajmëroi dosje të rëndë për Benet Becin, kryebashkiaku i Shkodrës-Berishës: Përgjigjen nuk do e jap me fjalë, por me punë!

03/04/2025 13:54

Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka kthyer përgjigje akuzave politike të adresuara ndaj tij nga kreu i PD, Sali Berisha.

Pa cekur në asnjë rresht diskursin politik Beci u shpreh se puna dhe kantieret e hapura në Shkodër, janë mesazhi më i mirë ndaj çdo akuze politike, diskutime nga të cilat Shkodra ka qenë “peng” i politikës së vjetër prej 30 vitesh.

“Seli bën më mirë atë që di të bëjë më mirë. Dikush bën më mirë të flasë, të shajë… ajo që ne dimë të bëjmë më mirë është puna. Puna është përgjigjja më e mirë për Shkodrën. Shkodra nuk ka nevojë shumë për një temperaturë politike, sesa ka nevojë për motivim pune.”, u shpreh Beci.

Kryebashkiaku Benet Beci shprehet i prerë se partia e tij politike është Shkodra.

“A ka përgjigje më të madhe më të bukur për qytetin se kjo1? Nuk do preferoja të jepja përgjigjen me fjalë, por me punë dhe kushdo e kupton. Besoj se gjithë qytetarët e Shkodrës tashmë e pëlqejnë politikën e punës. Kjo është ajo që ne dimë të bëjmë. Shpresoj që të dalë në zgjedhje dhe si një mesazh i fortë për Shkodrën. Besoj se është mesazhi ëmë i mirë”, tha më tej kryetari i bashkisë Shkodër.

Socialisti inspektoi nga afër  nisjen e punimeve të një projekti të ri në rrugën e Shirokës ku po ndërtohet një korsi e re biçikletash dhe rruga panoramike e liqenit për këmbësorët duke zëvendësuar pllakat e gurit që krijonin shqetësim për përdoruesit e biçikletave. Janë një sërë investimesh që janë në proces në Shkodër, hyrjen e qytetit, Urën e Bohçallekut, rrugën Shirokë – Zogaj, pastrimin e Liqenit të cilat krijojnë një impakt jo vetëm për banorët e Shkodrës por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut+

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta